Izraeli mes luftës dhe protestave, demostruesit kërkojnë largimin e Netanyahut

Izraeli mes luftës dhe protestave, demostruesit kërkojnë largimin e Netanyahut

13:51, 16/10/2023
A+ Aa A-

Dhjetëra njerëz kanë marrë pjesë në një protestë që kërkon dorëheqjen e kryeministrit të Izraelit

Turmat u mblodhën jashtë Ministrisë së Mbrojtjes të vendit në Tel Aviv, duke kërkuar që Benjamin Netanyahu të largohej.

Demonstrata raportohet se u thirr nga një anëtar i familjes së një prej pengjeve të marra nga Hamasi.

Kryeministri izraelit po përballet me sulme të shumta mbi faktin se si shërbimet e inteligjencës së vendit nuk e parandaluan sulmin e militantëve të Hamasit.

Kujtojmë se gjatë verës, dhjetëra mijëra protestues marshuan në Tel Aviv dhe qytete të tjera kundër ndryshimeve në sistemin në drejtësi, duke e akuzuar qeverinë e Netanyahut si autoritare.

Ky i fundit u kthye në pushtet në dhjetor përmes një koalicioni me hebrenj ultra-ortodoksë dhe aleatë të ekstremit të djathtë.

Duket se lufta nuk i ka unifikuar izraelitët dhe të sjellë shuarjen e protestave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco