Franca nis identifikimin e të huajve të arrestuar për radikalizëm, planifikon dëbimin e tyre

Franca nis identifikimin e të huajve të arrestuar për radikalizëm, planifikon dëbimin e tyre

13:39, 16/10/2023
A+ Aa A-

Autoritetet franceze ka nisur një rishqyrtim të dosjeve për të përcaktuar se cilët të huaj me probleme radikalizmi mund të dëbohen nga vendi.

Vetëm tri ditë pas vrasjes së një mësuesi në qytetin verilindor të Arras,  vrarë me thikë nga një ish-student me një histori radikalizimi islamik, Franca ka ngritur alarmin sërish kundër terrorizmit në nivelin më të lartë.

Me kërkesë të presidentit Emmanuel Macron, dministrata franceze do të kryejë një rishikim për të përcaktuar se cilët të huaj me histori radikalizmi mund të dëbohen nga vendi.

Elysee u ka kërkuar autoriteteve lokale të kontrollojnë dosjet e personave të radikalizuar të hartuara nga shërbimet sekrete për t'u siguruar që nuk ka gabim në procedurën e dëbimit të tyre.

Autoritetet kanë 48 orë kohë për të shqyrtuar në detaje të gjitha rastet e personave të dyshuar si të radikalizuar.

Macron dëshiron që shteti të jetë "i paepur kundër të gjithë atyre që mbështesin urrejtjen dhe ideologjitë terroriste", tha një këshilltar për mediat franceze.

Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, ka udhëzuar gjithashtu autoritetet që t'i kushtojnë vëmendje të veçantë të rinjve nga Kaukazi.

Qeveria ka thënë se nuk po përpiqet të stigmatizojë asnjë komunitet, por si sulmuesi që vrau mësuesin ashtu edhe vrasësi i Samuel Patit – mësuesitqë iu pre koka nga një islamist tre vjet më parë - ishin nga ai rajon.

Ministri Darmanin ka treguar se do të rifillojë bisedimet me Rusinë për të organizuar këto dëbime, të cilat janë ndërprerë nga lufta në Ukrainë.

"Janë rreth gjashtëdhjetë dosje të shtetasve rusë. Midis tyre ka njerëz nga Çeçenia. Udhëzimi që kishim deri më tani ishte që të dëboheshin sistematikisht këta njerëz që mund të ishin veçanërisht të rrezikshëm," tha Ministri i Brendshëm për mediat.

Terrorizmi islamik godet Francën

Policia thotë se vrasësi i mësuesit Dominique Bernard të premten e kaluar në një shkollë të mesme në qytetin e Arras është Mohamed Mogouchkov.

Si shtetas rus 20-vjeçar i lindur në Republikën e Ingushetias, ai erdhi në Francë me familjen e tij kur ishte fëmijë në vitin 2008.

Në vitin 2014, ai ishte subjekt i një procedure dëbimi që nuk u krye kurrë.

Babai i kësaj familjeje u deportua katër vjet më vonë për lidhje me ekstremizmin islamik, ndërsa djali i madh është i burgosur në Francë për përfshirje në përgatitjen e një sulmi terrorist.

Vetë Mohamed Mogouchkov ishte nën vëzhgim prej disa javësh nga shërbimet sekrete, të cilët dyshonin se ai ishte i lidhur me fondamentalizmin islamik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco