Ishte fshehur me të birin në strehimore për t’i shpëtuar masakrës së Hamasit, reagimi i izraelites kur kupton se u shpëtua

Ishte fshehur me të birin në strehimore për t’i shpëtuar masakrës së Hamasit, reagimi i izraelites kur kupton se u shpëtua

16:29, 15/10/2023
A+ Aa A-

Forcat e armatosura të Izraelit të njohura si IDF, kanë publikuar në profilin zyrtar në platformën X një video të shpëtimit të një nëne që ishte mbyllur në një strehimore së bashku me të birin.

Ata qëndruan të mbyllur derisa të shtunën e javës së kaluar, militantët e Hamasit kryen masakra në jug të Izraelit në sulmin e befasishëm të nisur nga Rripi i Gazës, transmeton Telegrafi.

Në videon e IDF-së, shihet sesi pjesëtarët e njësisë speciale Oketz arrijnë deri në strehimore dhe tentojnë ta bindin gruan së janë ushtria izraelite, dhe se e ka lirinë t’ua hapë derën.

“Në jemi IDF-ja, nga IDF-ja jemi. Gjithçka është në rregull”, dëgjohen duke thënë pjesëtarët e Oketzit.

Ata përsërisin fjalët se gjithçka është në rregull, derisa gruaja qëndronte e mbyllur.

“A është dikush tjetër me ju”, e pyesin ata izraeliten.

Ajo ua bëri me dije se më të është edhe i biri, e ushtarët futen në strehimore për ta qetësuar këtë nënë të shqetësuar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco