Ministri iranian: Nëse Izraeli s’i ndal sulmet në Gaza, dhuna mund të përhapet në pjesë tjera të Lindjes së Mesme

Ministri iranian: Nëse Izraeli s’i ndal sulmet në Gaza, dhuna mund të përhapet në pjesë tjera të Lindjes së Mesme

14:14, 13/10/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm i Iranit paralajmëroi të premten se nëse sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës nuk ndalen menjëherë, dhuna mund të përhapet në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.

Hossein Amir-Abdollahian foli me gazetarët në Bejrut pas një takimi me homologun e tij libanez, gjatë të cilit të dy zyrtarët bënë thirrje për t’i dhënë fund sulmeve të Izraelit në Gaza. Ai u takua gjithashtu me kreun e Hezbollahut, Hassan Nasrallah, si dhe me kryeministrin e përkohshëm Najib Mikati dhe kryetarin e parlamentit.

 “Ajo që është qesharake është se në një kohë kur Amerika u bën thirrje palëve për vetëpërmbajtje, ajo po lejon kriminelët në entitetin e rremë sionist të vrasin gra, fëmijë dhe civilë në Gaza”, tha Amir-Abdollahian, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Gjithashtu, AP raporton se ai paralajmëroi se “nëse këto krime të organizuara lufte që kryhen nga entiteti sionist nuk ndalen menjëherë, atëherë ne mund të imagjinojmë çdo mundësi”.

Amir-Abdollahian tha: “Amerika nuk mund të dërgojë armë dhe bomba për të vrarë gra, fëmijë dhe civilë në Gaza dhe në të njëjtën kohë u bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje”.

Pas takimit me Mikatin, Amir-Abdollahian tha: “Ajo që është e rëndësishme për ne është siguria në Liban dhe si të ruajmë qetësinë”.

Amir-Abdollahian vizitoi Bagdadin para se të mbërrinte në Bejrut dhe më vonë sot është planifikuar që ai të udhëtojë në kryeqytetin sirian, Damask.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco