Blinken: Hamasi kërkon ta shkatërrojë Izraelin! Antony Blinken flet përkrah Benjamin Netanyahut

Blinken: Hamasi kërkon ta shkatërrojë Izraelin!

13:51, 12/10/2023
A+ Aa A-

Kryediplomati amerikan Antony Blinken ka mbajtur një fjalim sot në Izrael, duke qëndruar krah për krah me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

"Kushdo që dëshiron paqe dhe drejtësi duhet të dënojë sundimin e terrorit të Hamasit," tha Blinken.

"Hamasi ka vetëm një axhendë - të shkatërrojë Izraelin dhe të vrasë hebrenjtë."

Megjithatë, ai paralajmëroi se duhen marrë masa paraprake për të shmangur dëmtimin e civilëve të çdo kombësie.

“Amerika do të jetë gjithmonë aty për të ndihmuar Izraelin”

Blinken e mori fjalën pasi bëri një shtrëngim duarsh me Kryeministrin e Izraelit, Netanyahu.

Ai tha se është ndier i detyruar që të vinte në Izrael gjatë këtij momenti "tepër të vështirë" për të gjithë botën.

“Është e pamundur që unë të shikoj fotot e familjeve të vrarë... dhe të mos mendoj për fëmijët e mi”, thotë ai.

“Fëmijët e therur, trupat e përdhosur, të rinjtë e djegur të gjallë, gratë e përdhunuara, prindërit e ekzekutuar në sy të fëmijëve, fëmijët në sy të prindërve të tyre. "Si mund ta kuptojmë këtë?" pyeti ai./ar.sh/SYRI.NET

Lexo edhe: Blinken viziton Izraelin për të treguar mbështetjen e SHBA-së pas sulmeve të Hamasit

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco