Ramzan Kadyrov mbështet Palestinën: Jam gati të dërgoj ushtarët e mi

Ramzan Kadyrov mbështet Palestinën: Jam gati të dërgoj ushtarët e mi

18:40, 10/10/2023
A+ Aa A-

Udhëheqësi çeçen dhe aleati i afërt i Presidentit rus Vladimir Putin, Ramzan Kadyrov ka shprehur mbështetjen për Palestinën, teksa ofroi të dërgonte ushtarët etij për të ndërmjetësuar konfliktin midis Izraelit dhe grupit militant Hamas.

“Ne mbështesim Palestinën. Dhe ne jemi kundër kësaj lufte, e cila ndryshe nga konfliktet e tjera mund të përshkallëzohet në diçka më të madhe,” u shpreh ai, duke shtuar: “Nëse është e nevojshme, njësitë tona janë të gatshme të veprojnë si një forcë paqeruajtëse për të rivendosur rendin dhe për të luftuar”.

I pyetur të martën në lidhje me komentet e liderit çeçen, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Rusia vazhdon të mbajë lidhje me Palestinën dhe Izraelin.

“Ne kemi lidhje të gjata historike me palestinezët, ne vazhdojmë kontaktet tona, por në të njëjtën kohë kemi edhe marrëdhëniet tona me shtetin e Izraelit, me të cilin kemi gjithashtu shumë të përbashkëta”, tha Peskov.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco