Putin: SHBA ka dështuar në Lindjen e Mesme

Putin: SHBA ka dështuar në Lindjen e Mesme

17:36, 10/10/2023
A+ Aa A-

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se përshkallëzimi i konfliktit izraelito-palestinez është një shembull i dështimit të politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme.

Ai vlerësoi se SHBA-ja nuk ishte e angazhuar në kërkimin e një kompromisi të pranueshëm për të dyja palët, por promovoi idetë e veta dhe ushtron presion ndaj palëve në konflikt.

Sipas Putinit, Uashingtoni u përpoq të "monopolizojë" kërkimin e një zgjidhjeje në rajon, raporton RIA.

Kriza ukrainase vazhdon dhe në të njëjtën kohë ne shohim një përkeqësim të papritur të situatës në Lindjen e Mesme. "Unë mendoj se shumë do të pajtohen me mua se ky është një shembull i qartë i dështimit të politikës së Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme," tha Putin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco