Mbretëria e Bashkuar: Vështirë të vlerësohet numri i shtetasve britanikë të vrarë në Izrael për shkak të shtetësive të dyfishta

Mbretëria e Bashkuar: Vështirë të vlerësohet numri i shtetasve britanikë të vrarë në Izrael për shkak të shtetësive të dyfishta

20:49, 09/10/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, tha të hënën se, "nuk është e mundur të jepen numra" të viktimave britanike në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit për shkak të një "numri të konsiderueshëm" shtetasish britaniko-izraelitë.

 

"Natyra e shtetësisë izraelite do të thotë se ka një numër të konsiderueshëm shtetasish të dyfishta britaniko-izraelitë, shumë prej të cilëve janë me banim të përhershëm në Izrael, disa punojnë edhe në ushtrinë izraelite," u tha Cleverly gazetarëve.

Ai shtoi se Hamasi duhet të njihet si një "organizatë terroriste" që "nuk po vepron në emër të tërësisë së popullit palestinez".

 

“Izraeli është shumë i përqendruar në trajtimin e kërcënimit specifik terrorist nga Hamasi që buron nga Gaza. Ky mbetet fokusi i tyre dhe ne vazhdojmë t'i mbështesim në atë punë”, përfundoi ai, raporton CNN

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco