Ushtria e Izraelit rimerr kontrollin e komuniteteve rreth rripit të Gazës/ Dëgjohen sirena alarmi në Jerusalem

Ushtria e Izraelit rimerr kontrollin e komuniteteve rreth rripit të Gazës/ Dëgjohen sirena alarmi në Jerusalem

11:30, 09/10/2023
A+ Aa A-

Ushtria e Izraelit ka bërë të ditur të hënën se ka marrë kontrollin e të gjithë komuniteteve rreth Gazës.

Sipas asaj që bëri të ditur zëdhënësi i IDF-së, admirali Daniel Hagari për gazetarët, aktualisht nuk po zhvillohen luftime mes Forcave Izraelite të Mbrojtjes dhe Hamasit brenda Izraelit.

Njoftimi vjen më shumë se 48 orë pasi Hamasi nisi një sulm të papritur me qindra raketa drejt Tel Avivit.

Ndërsa, drejt kufirit u dërguan luftëtarë në sulm që Izraeli nuk e ka parë që nga Lufta e Pavarësisë në vitin 1948.

Ndërkohë BBC raporton se sirenat e alarmit po dëgjohen në Jerusalem dhe mbarë Izraelin.

Ushtria izraelite tha se po qëllohet me raketa nga Gaza drejt Izraelit. Të paktën 3 shpërthime u dëgjuan në Jerusalem.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco