Përplasje e fortë brenda BE-së, Francë-Gjermani kundër Poloni-Hungari

Përplasje e fortë brenda BE-së, Francë-Gjermani kundër Poloni-Hungari

14:46, 08/10/2023
A+ Aa A-

Polonia dhe Hungaria bllokuan në Granada marrëveshjen e emigracionit, vendimi shkakton reagime të forta te Franca dhe Gjermania.

Presidenti francez, Emmanuel Macron shpjegoi se kundërshtitë polake dhe hungareze “nuk janë në gjendje të bllokojnë një vendim të shumicës së cilësuar”.

“Ata kanë shprehur kundërshtitë e tyre gjatë tryezës, të cilat e kishin shprehur tashmë në nivel ministror. Por kjo nuk është në gjendje të bllokojë një vendim të shumicës së cilësuar që besoj se është shumë i mirëmenduar dhe na lejon të përparojmë në një mënyrë konkrete”, tha Macron.

Edhe Politikanë të tjerë të Bashkimit Europian reaguan ndaj rezultatit të samitit jo formal, ndërkohë që mediat flasin për “dështim”.

Pas takimit me kryeministren italiane, Xhorxhia Meloni, ndër mbështetëset kryesore të planit për emigracionin, Kancelari gjerman Olaf Scolz akuzoi Poloninë për dërgimin e “dy mesazheve në të njëjtën kohë”.

“Vendet që kritikojnë përpjekjen e përbashkët evropiane për t’u përballur me emigracionin e parregullt, nuk duhet në të njëjtën kohë t’i kalojnë Gjermanisë ata që mbërrijnë në vendin e tyre”, u shpreh Scholz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco