Netanyahu: Vendi po hyn në një luftë të gjatë dhe të vështirë

Netanyahu: Vendi po hyn në një luftë të gjatë dhe të vështirë

10:21, 08/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se vendi po hyn në një “luftë të gjatë dhe të vështirë” pas një sulmi të befasishëm nga militantët palestinezë nga Rripi i Gazës i bllokuar që çoi në qindra vdekje, kapjen e dhjetëra pengjeve izraelite dhe ngjalli frikën e një përshkallëzimi rajonal, shkruan The Guardian.

Të dielën në mëngjes, ndërsa izraelitët përpiqeshin të kuptonin shkallën e sulmit të një dite më parë, u shfaq mundësia e një pushtimi tokësor në Gaza dhe një përplasje më e gjerë me Hezbollahun në Liban. Grupi i armatosur i mbështetur nga Irani, Hezbollah, tha se kishte gjuajtur raketa dhe artileri në veri të Izraelit “në solidaritet” me popullin palestinez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco