Skena dramatike në rrugët e Tel Avivit: Hamasi lëshon shi raketash në shenjë hakmarrjeje

Skena dramatike në rrugët e Tel Avivit: Hamasi lëshon shi raketash në shenjë hakmarrjeje

20:29, 07/10/2023
A+ Aa A-

Krahu i armatosur i grupit militant Hamas njoftoi sot se ka lëshuar 150 raketa në Tel Aviv, raporton Reuters.

Sirena dhe më shumë se një duzinë shpërthime të forta mund të dëgjohen në të gjithë Tel Avivin, sipas gazetarëve të CNN nga terreni.

 

 

Mediat lokale raportojnë se qeveria izraelite ka pezulluar seancën e saj për shkak të sulmit në Tel Aviv.

Hamasi thotë se ka lëshuar 150 raketa në përgjigje të një sulmi ajror izraelit në Kullën Palestine, një ndërtesë 11-katëshe në qytetin qendror të Gazës.

Mediat lokale publikuan pamje dramatike nga rrugët e Tel Avivit pas sulmit të Hamasit.

Sulmi, Operacioni Al-Aksa Flood, siç e quajti Hamasi, erdhi një ditë pas 50 vjetorit të Luftës së Yom Kipur, e cila gjithashtu filloi me një sulm të befasishëm nga Egjipti dhe Siria në territorin e pushtuar nga Izraeli në një konflikt të shkurtër në 1967.

Më herët gjatë ditës së sotme, grupi islamik palestinez Hamas lëshoi një numër të madh raketash në pjesët jugore të Izraelit dhe sirenat u dëgjuan në Tel Aviv dhe Bersheva.

Hamasi tha se në granatimet e para u lëshuan 5000 raketa, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se u hodhën 2500 raketa.

Numri i izraelitëve që vdiqën në sulmin e sotëm nga Hamasi u rrit në 150, ndërsa më shumë se 1100 u plagosën, sipas Ministrisë izraelite të Shëndetësisë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco