Mediat amerikane: Koreja e Veriut ka nisur t’i dërgojë armë Rusisë

Mediat amerikane: Koreja e Veriut ka nisur t’i dërgojë armë Rusisë

12:25, 06/10/2023
A+ Aa A-

Rrjeti televiziv amerikan CBS News pretendon se “Koreja e Veriut ka filluar të furnizojë Rusinë me armë”.

Në lajmin e CBS News, të bazuar në një zyrtar të SHBA-së, pas takimit mes liderit verikorean Kim Jong-un dhe presidentit rus Vladimir Putin lidhur me “furnizimin me armë dhe bashkëpunimin ushtarak”, pretendohet se Pheniani ka filluar të dërgojë armë në Moskë.

“Nuk është e qartë se çfarë mori Koreja e Veriut nga Rusia në këmbim të armëve që dyshohet se filloi të dërgojë ose nëse ngarkesa në fjalë ishte pjesë e një zinxhiri të furnizimit afatgjatë apo dërgesë më e kufizuar”, thuhet në lajmin e medias amerikane.

– Kim dhe Putin u takuan më 13 shtator

Kim dhe Putin u takuan më 13 shtator në Kozmodromin Vostonchny në rajonin Amur të Rusisë. Putin i cilësoi si “të frytshme” negociatat me Kim ndërsa tha se kanë shkëmbyer mendime rreth situatës në rajon dhe marrëdhënieve dypalëshe.

SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia reaguan ndaj liderit verikorean dhe presidentit rus të cilët diskutuan për çështjet e “furnizimit me armë dhe bashkëpunimin ushtarak” gjatë takimit të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco