Policia gjermane kontrolle në pronat e oligarkut rus

Policia gjermane kontrolle në pronat e oligarkut rus

11:59, 06/10/2023
A+ Aa A-

Policia gjermane kontrolloi disa prona të një shtetasi rus në Bavari, ku dhe sekuestroi disa pajisje elektronike.

Sipas burimeve të mediave gjermane, bëhet fjalë për oligarkun rus, Alisher Usmanov, ndaj të cilit Bashkimi Europian ka ndërmarrë sanksione që pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Vetë përfaqësuesit ligjorë të Usmanov nuk kishin koment pas aksionit.

Në shtator, policia kontrolloi vilën e oligarkut në qytetin e Rottach-Egen, por më pas gjykata e konsideroi si të paligjshëm kontrollin. Në atë kohë, policia deklaroi se kontrolli ishte bërë me urdhër të gjykatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco