Mbahet në burgun famëkeq/ Çmimi Nobel për Paqe shkon për aktivisten iraniane, Narges Mohammadi

Mbahet në burgun famëkeq/ Çmimi Nobel për Paqe shkon për aktivisten iraniane, Narges Mohammadi

11:17, 06/10/2023
A+ Aa A-

Çmimi Nobel për Paqe i është dhënë aktivistes iraniane për të Drejtat e grave, Narges Mohammadi.

Komiteti është shprehur se ajo mori çmimin për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe për përpjekjet e saja për promovimin e të Drejtave të Njeriut dhe Lirisë për të gjithë.

Vendimi i komitetit Nobel për t'i dhënë çmimin e tij për paqe Narges Mohammadi-t vjen pas më shumë se një viti protestash në vend të kryesuara nga gratë.

Ato u ndezën në shtator 2022 pasi Mahsa Amini, një 22-vjeçare, vdiq në paraburgimin e policisë famëkeqe të moralit të Iranit.

Trazirat u përhapën me shpejtësi në të gjithë vendin, me kërkesa që varionin nga: më shumë liri deri te përmbysja e shtetit.

Imazhet e grave iraniane duke vënë flakë në mënyrë sfiduese shamitë e tyre dhe duke brohoritur "gratë, jetë, liri" magjepsën botën.

Autoritetet i shtypën brutalisht protestat dhe ato kryesisht janë qetësuar.

Kush është Narges Mohammadi?

Narges Mohammadi është aktiviste iraniane dhe nënkryetare e Qendrës së Mbrojtësve të të Drejtave të Njeriut, e cila u themelua nga kolegia laureate e Nobelit, Shirin Ebadi.

Mohammadi ka marrë disa dënime me burg që nga viti 2011 dhe aktualisht po mbahet në burgun famëkeq Evin të Teheranit për "përhapje propagande".

Këtë vit ajo u përfshi gjithashtu në 100 Gratë e BBC-së - një listë e profilit të lartë prej 100 grave frymëzuese dhe me ndikim nga e gjithë bota.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco