Çmimi Nobel në letërsi shkon për dramaturgun norvegjez Jon Fosse

Çmimi Nobel në letërsi shkon për dramaturgun norvegjez Jon Fosse

13:15, 05/10/2023
A+ Aa A-
Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2023 i është dhënë dramaturgut norvegjez, Jon Fosse për “dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënshmes”, njoftoi Akademia Suedeze në Stokholm të enjten.

Komiteti lavdëroi stilin e autorit, i cili është njohur si "minimalizmi fosse".

Jon Fosse, i lindur në Haugesund në 1959, jeton në Grotten, një rezidencë e dhënë nga Mbreti i Norvegjisë figurës më të rëndësishme kulturore të vendit. 

Veprat e tij janë përkthyer në dyzet gjuhë, dramat e tij janë vënë në skenë nga regjisorë të mëdhenj (T. Ostermeier, Claude Régi, Patrice Serot). 

Ai është nderuar me çmime të rëndësishme dhe me çmimin Ibsen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco