FOTO/ Tragjedi në Itali, autobusi bie nga ura dhe digjet, 21 të vdekur

FOTO/ Tragjedi në Itali, autobusi bie nga ura dhe digjet, 21 të vdekur

21:33, 03/10/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Mestre të Italisë.

Një autobus ka rënë nga mbikalimi i urës dhe është rrëzuar mbi shinat e hekurudhës.

Autobusi po udhëtonte përgjatë Via dell'Elettricita dhe pas rrëzimit ka shpërthyer në flakë. 

Sipas informacioneve paraprake, mediat italiane raportojnë se janë 21 persona që kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur.

Deri më tani nuk bëhen me dije rrethanat e aksidentit, as nëse ka të bëjë me autobus turistik apo publik.

Linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u pezullua për shkak të aksidentit. Shumë ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe të tjera përforcime po shkojnë për tu ardhur në ndihmë personave të aksidentuar.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur pak më parë edhe kryetari i bashkisë së Venecias, Luigi Brugnaro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco