Kryediplomati suedez harron pasaportën në shtëpi, nuk lejohet të hyjë në Ukrainë

Kryediplomati suedez harron pasaportën në shtëpi, nuk lejohet të hyjë në Ukrainë

20:23, 03/10/2023
A+ Aa A-

Ministri i Jashtëm suedez nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në një takim me homologët e Bashkimit Evropian në Kiev për shkak se e harroi pasaportën në shtëpi.

Gazeta austriake, Die Presse raportoi se zyrtarët në kufirin Poloni-Ukrainë nuk e lejuan, Tobias Billstrom të hynte në vend, duke cituar burime diplomatike.

Ai nuk ishte i vetmi ministër i jashtëm që mungonte në takimin e Këshillit të BE-së, shkruan skynews.

Ministrat e Jashtëm të Hungarisë, Polonisë dhe Letonisë gjithashtu që nuk ishin të pranishëm, por për arsye të ndryshme. 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco