Azerbajxhani sulmon automjetin e ushtrisë armene në kufi, 1 i vekur dhe 2 të plagosur

Azerbajxhani sulmon automjetin e ushtrisë armene në kufi, 1 i vekur dhe 2 të plagosur

20:54, 02/10/2023
A+ Aa A-

Armenia tha sot se një ushtar u vra dhe dy të tjerë u plagosën kur automjeti i tyre u sulmua nga forcat azere në kufi, një ngjarje që dëshmoi për situatën problematike në rajon edhe pas dorëzimit në enklavën e Nagorno-Karabakut .

“Më 2 tetor, pasi forcat e armatosura të Azerbajxhanit hapën zjarr ndaj një automjeti të forcave të armatosura armene që transportonte materiale për ushtarët, një person ka humbur jetën dhe dy armenë janë plagosur,” tha Ministria e Mbrojtjes armene në postimi në platformën Telegram.

Më herët, Jerevani kishte lajmëruar për një numër “të paspecifikuar” viktimash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco