Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

VIDEO/ Sulm terrorist ndaj Ministrisë së Brendshme në Turqi

VIDEO/ Sulm terrorist ndaj Ministrisë së Brendshme në Turqi

09:48, 01/10/2023
A+ Aa A-

Një sulm terrorist ka ndodhur ndaj ministrisë së Brendshme në Ankara, Turqi.

Shpërthimi ndodhi në një automjet, sipas mediave lokale, dhe më pas u pasua nga të shtëna me armë zjarri.

Shpërthimi i fortë është dëgjuar mëngjesin e sotëm në Ankara, pranë parlamentit turk.

Ministria e Brendshme e Turqisë thotë se shpërthimi në kryeqytet është një ‘sulm terrorist’.

Një burim thotë se një sulmues vetëvrasës shpërtheu një mjet shpërthyes në kryeqytetin turk, duke vrarë 2 oficerë policie.

Në vendngjarje kanë shkuar disa automjete policie dhe autoambulanca. Pas shpërthimit, qarkullimi në disa rrugë është ndërprerë dhe dëgjohen zhurmat e autoambulancave që po vërshonin drejt zonës.

Sipas CNN TURK, shpërthimi ndodhi në një makinë. Pas shpërthimit janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco