Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Aeroplani ushtarak rus ndodhej për dy ditë në aeroportin e Phenianit, a u ra dakord për transferimin e armëve?

Aeroplani ushtarak rus ndodhej për dy ditë në aeroportin e Phenianit, a u ra dakord për transferimin e armëve?

09:06, 29/09/2023
A+ Aa A-

Aeroplani ushtarak rus ka arritur në Phenian, ku ishte parkuar në aeroport për dy ditë të tëra, sipas të dhënave nga platforma e gjurmimit të fluturimeve FlightRadar24.

Shtohet se bëhet fjalë për modelin Ilyushin IL-62M, pra i njëjti aeroplan që Rusia e dërgoi në Korenë e Veriut në muajin gusht, vetëm pak ditë pasi ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu mbërriti në Phenian.

Të dhënat nga FlightRadar24 tregojnë gjithashtu se aeroplani, i cili mbërriti në kryeqytetin e Koresë së Veriut të martën në mëngjes, u kthye pas dy ditëve në Rusi.

Ky aeroplan e ka origjinën nga koha sovjetike dhe mund të transportojë deri në 200 persona.

Image

Siç raporton Bloomberg, heshtja dhe mungesa e komenteve zyrtare në lidhje me fluturimin e këtij aeroplani tregon se zyrtarët ushtarakë rusë ishin në Korenë e Veriut për të diskutuar mundësinë e transferimit të armëve apo teknologjisë.

“Duket se Rusia ka rizbuluar vlerën strategjike të koreano-veriorëve në sfondin e mbështetjes së Koresë së Veriut për luftën në Ukrainë dhe formimin e një aleance kundër asaj trepalëshe SHBA-Kore e Jugut-Japoni”, tha Jeh Sung Hun, kreu i departamentit të studimeve ruse në Universitetin Hankuk.

Ai shtoi se pret që bashkëpunimi ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë të përparojë shpejt, pasi interesat e të dyja vendeve janë në një linjë.

Gjatë një vizite të fundit në Rusi, presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong-un vizitoi objektet ushtarake, duke përfshirë fabrikat që prodhojnë aeroplanë luftarakë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco