Debati i imigracionit në SHBA, Elon Musk viziton kufirin Teksas-Meksikë

Debati i imigracionit në SHBA, Elon Musk viziton kufirin Teksas-Meksikë

08:44, 29/09/2023
A+ Aa A-

Miliarderi Elon Musk hyri në debatin e imigracionit në SHBA të enjten e 28 shtatorit, duke bërë një vizitë në kufirin e Teksasit me Meksikën për t’u takuar me politikanë vendas dhe forcat e rendit dhe për të marrë atë që ai e quajti një pamje “të pafiltruar” të situatës.

Vizita e Musk erdhi pasi mijëra emigrantë kanë shkuar në Meksikën veriore në ditët e fundit me trena mallrash dhe autobusë, më pas kaluan kufirin e SHBA-së në Teksas, Arizona dhe Kaliforni në një rritje të valës së njerëzve që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara.

Musk vizitoi Eagle Pass, ku turma emigrantësh prej disa ditësh po kalonin nëpër Rio Grande pranë një ure hekurudhore në Eagle Pass, të patrazuar nga mbështjelljet e telit të briskut të vendosura përgjatë brigjeve të lumit nga Garda Kombëtare e Teksasit.

I veshur me një bluzë të zezë, kapele të zezë kauboji dhe syze dielli të stilit aviator, Musk kërkoi një qasje të dyfishtë për rishikimin e ligjeve të emigracionit në SHBA në një video-selfie të postuar në platformën e mediave sociale X, dikur Twitter, të cilën e bleu prillin e kaluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco