Preu pemën e famshme 200-vjeçare, arrestohet 16-vjeçari

Preu pemën e famshme 200-vjeçare, arrestohet 16-vjeçari

08:43, 29/09/2023
A+ Aa A-

Një pemë e famshme që ka qëndruar në murin romak të Hadrianit në Britani për më shumë se 200 vjet është “prerë qëllimisht”, ndërsa në paranga ka rënë nbjë 16-vjeçar. Incidenti besohet të ketë ndodhur natën e së enjtes dhe autoritetet e kanë quajtur një “akt vandalizmi”.

Pema e vendosur në Parkun Kombëtar Northumberland në Anglinë veriore, u bë e famshme për miliona njerëz në mbarë botën kur u shfaq në filmin e suksesshëm të Kevin Costner të vitit 1991 “Robin Hood: Prince of Thieves”.

Pema e njohur si “Sycamore Gap” ishte vendosur në Murin e Hadrianit të listuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, i cili u ndërtua rreth 1900 vjet më parë për të ruajtur kufirin më të largët veriperëndimor të Perandorisë Romake.

Ajo u konsiderua si një nga pemët më të fotografuara në Angli dhe u votua si Pema angleze e vitit në vitin 2016.

Organizata bamirëse e trashëgimisë National Trust, e cila bashkëmenaxhon sitin, tha se ishte “e tronditur dhe e pikëlluar” nga prerja e pemës.

“Pema ka qenë një tipar i rëndësishëm dhe ikonik në peizazh për gati 200 vjet dhe do të thotë shumë për komunitetin lokal dhe për këdo që e ka vizituar vendin”, tha menaxheri i i saj.

Autoriteti i Parkut Kombëtar Northumberland tha se tani “po punonte me agjencitë dhe partnerët përkatës me interes në këtë pikë referimi ikonë verilindore”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco