Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shpërthim i fuqishëm në një magazinë në Uzbekistan, 1 i vdekur, 163 të plagosur

Shpërthim i fuqishëm në një magazinë në Uzbekistan, 1 i vdekur, 163 të plagosur

17:24, 28/09/2023
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një depo të një kompanie në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit. Nga shpërthimi ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 163 persona.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Situatave Emergjente të Uzbekistanit, për një arsye të panjohur ka ndodhur një shpërthim në magazinë e një kompanie në lagjen Sergeli të Tashkentit. Zjarrfikëset janë dërguar në zonë për të shuar zjarrin.

Ndërkohë që zhurma e shpërthimit u dëgjua në shumë pjesë të Tashkentit, qytetarët shpërndanë imazhe të shpërthimit në rrjetet sociale, njofton CNN.

Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë, raportohet se nga shpërthimi ka humbur jetën 1 person dhe janë lënduar 163 persona. Mësohet se 24 prej të plagosurve janë dërguar në spital, ndërsa të tjerët kanë marrë trajtim mjekësor në vendngjarje.

Kryeministri Abdulla Aripov ka shkuar në vendngjarje, me udhëzim të Presidentit Shavket Mirziyoyev, për të ndihmuar të dëmtuarit nga shpërthimi, zëvendëskryeministri njoftoi formimin e një komisioni qeveritar për situatën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco