Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare aktori i Harry Potter, Sir Michael Gambon

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare aktori i Harry Potter, Sir Michael Gambon

14:02, 28/09/2023
A+ Aa A-

Aktori Sir Michael Gambon ka ndërruar jetë në spital në moshën 82-vjeçare, thuhet nw njw deklaratw tw familjes sw  tij.

Një deklaratë në emër të gruas së tij Lady Gambon dhe djalit Fergus Gambon, e lëshuar nga publicisti Clair Dobbs, thuhej:

Me zemër të thyer njoftojmë humbjen e Sir Michael Gambon. Burri dhe babai i dashur, Michael vdiq në paqe në spital pranë bashkërtoes së tij Anne dhe djalint Fergus, pas një periudhe pneumonie. Michael ishte 82 vjeç.

Gambon lindi në Dublin, nëna e tij ishte rrobaqepëse dhe babai i tij inxhinier, për të cilin nocioni i karrierës në skenë ishte krejtësisht i huaj.

Ai e la shkollën në moshën 15-vjeçare pa kualifikime, më pas filloi një praktikë si veglabërës. 

Në moshën 21-vjeçare ai ishte një inxhinier i kualifikuar, por punoi si i tillë vetëm për një vit para se të vendoste të bëhej aktor. 

Sir Michael, i cili ka fituar katër TV Bafta, është i njohur për katalogun e tij të gjerë të punës në TV, film, radio dhe teatër gjatë një karriere që përfshin pesë dekada.

Vitet e fundit ai luajti Albus Dumbledore në gjashtë nga tetë filmat e Harry Potter.

Ai është gjithashtu i njohur për rolin e detektivit francez Jules Maigret në serialin ITV Maigret.

Sir Michael bëri paraqitjen e tij të parë në skenë në një produksion të Othello në Teatrin Gates, Dublin në vitin 1962 dhe u mori titullin ''Kalorës' për kontributin e tij në industrinë e filmit në 1998.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco