Blinken siç nuk e kishim parë: Rrëmben kitaren dhe ja merr këngës në Departamentin e Shtetit

Blinken siç nuk e kishim parë: Rrëmben kitaren dhe ja merr këngës në Departamentin e Shtetit

10:56, 28/09/2023
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken luajti me kitarë dhe këndoi këngën e tij ikonë “Hoochie Coochie Man” tek Departamenti i Shtetit si pjesë e një iniciative mbarëbotërore për të çuar muzikën drejt një mjeti diplomatik për të për të promovuar paqen dhe demokracinë.

Iniciative Globale e Diplomacisë Muzikore synon të mbështesë qëllimet më të gjera të politikës së jashtme të SHBA-se.

Blinken mori në dorë kitarën elektrike dhe ia tha këngës për pjesëmarrësit tek departamenti i shtetit.

“Nuk mund të humbisja mundësinë e sotme për të kombinuar muzikën dhe diplomacinë. Ishte një kënaqësi për të lansuar Nismën e re të Diplomacisë Muzikore Globale të Departamentit të Shtetit”, shkroi Blinken në rrjetin social X (ish-Twitter).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco