Ukraina: Rusia po përpiqet të ndërtojë linjë hekurudhore për t’u lidhur me territoret e pushtuara

Ukraina: Rusia po përpiqet të ndërtojë linjë hekurudhore për t’u lidhur me territoret e pushtuara

11:46, 27/09/2023
A+ Aa A-

Një këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, i cili ndodhet jashtë Ukrainës në mërgim, ka deklaruar se Rusia po përpiqet të ndërtojë një lidhje të drejtpërdrejtë hekurudhore me Mariupolin, Volnovakha dhe Donetsk, territoret e pushtuara nga trupat ruse.;

“Ata filluan të ndërtonin një urë hekurudhore afër fshatit. Granitne përtej lumit Kalmius. Nëse është e suksesshme, kjo do të lejojë që dega ekzistuese Mariupol-Aslanov-Kalchik-Volnovakha të përfshihet në një lidhje të drejtpërdrejtë me Taganrog dhe Rostov-on-Don, ” tha Petro Andriushchenko  në një deklaratë, shkruan Al Jazeera.

“Në praktikë, kjo nuk është vetëm një zgjidhje globale për çështjen e logjistikës ushtarake dhe civile, por edhe një reduktim drastik i varësisë nga komunikimi hekurudhor përmes urës së Krimesë,” shtoi ai

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco