Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shihni se si nisi zjarri që shkaktoi tragjedinë me 114 të vdekur në një dasmë në Irak

Shihni se si nisi zjarri që shkaktoi tragjedinë me 114 të vdekur në një dasmë në Irak

11:24, 27/09/2023
A+ Aa A-

Ky është momenti i tmerrshëm kur një zjarr vdekjeprurës shpërtheu gjatë kërcimit të parë të nuses dhe dhëndrit në një ceremoni martese në Irak , përpara se ferri i furishëm të përfshinte sallën dhe të vrasë të paktën 100 njerëz dhe të plagosë 150 të tjerë. 

Videoja supozohet se tregon të porsamartuarit Haneen dhe Revan duke kërcyer ngadalë para se zjarri që besohet të jetë nisur nga fishekzjarrët, të shpërthejë në sallën e madhe në qytetin verior të Qaraqosh pranë Mosulit.

Hanneen, e veshur me një fustan të madh nuseje të bardhë, kthehet e tmerruar për të parë flakët që ngjiten me shpejtësi në muret përpara se materiali i djegur të bjerë nga çatia.

900 të ftuar në panik nxitojnë drejt daljeve ndërsa salla është përfshirë nga flakët dhe mbushet me tym toksik në sekonda. 

Të mbijetuarit thanë se shumë prej tyre mbetën të bllokuar në ndërtesën e djegur pasi nuk mund të shihnin përmes tymit të zi. 

Nusja dhe dhëndri ishin në mesin e më shumë se 100 personave të vrarë nga zjarri vdekjeprurës sipas zyrtarëve shëndetësorë, ndërsa 150 të tjerë janë plagosur – 50 në gjendje kritike.

Qindra të ftuar në dasmë, shumë prej tyre fëmijë, u dërguan me urgjencë në spital me djegie të rënda në trup, me shumë që luftuan për jetën e tyre. 

E ftuara e dasmës Rania Waad, e cila pësoi një djegie në dorë, tha se ndërsa Haneen dhe Revan 'po kërcenin ngadalë, fishekzjarret filluan të ngjiteshin në tavan dhe e gjithë salla u përfshi në flakë'. 

"Ne nuk mund të shihnim asgjë," tha 17-vjeçari, duke mbytur qarat. “Ne po mbyteshim, nuk dinim si të dilnim.  

Të ftuarit e tjerë të dasmës thanë gjithashtu se zjarri u shkaktua nga fishekzjarrët, të cilat ishin ndezur gjatë kërcimit të parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco