Konflikti në Nagorno-Karabakh, rreth ¼ e rajonit është larguar në Armeni

Konflikti në Nagorno-Karabakh, rreth ¼ e rajonit është larguar në Armeni

08:43, 27/09/2023
A+ Aa A-

Pothuajse një e katërta e popullsisë nnë Nagorno-Karabakh janë larguar për në Armeni që kur Azerbajxhani nisi një sulm javën e kaluar, sipas qeverisë së Armenisë.

Rreth 28,000 njerëz, rreth 23% e popullsisë së rajonit u përpoqën të iknin sapo Azerbajxhani hoqi një bllokadë 10-mujore në rrugën e vetme të rajonit për në Armeni.

Ajo bllokadë kishte shkaktuar mungesa të mëdha ushqimore, ilaçesh dhe karburantesh. Ndërsa Azerbajxhani është zotuar të respektojë të drejtat e armenëve, shumë banorë kishin frikë nga hakmarrja.

68 persona kanë humbur jetën, 105 janë zhdukur dhe 300 janë plagosur, si pasojë e shpërthimit. Shpërthimi ndodhi ndërsa njerëzit u rreshtuan për të mbushur makinat e tyre në një pikë karburanti jashtë Stepanakertit, kryeqyteti i rajonit, të hënën vonë.

Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco