'Je gay, do të pres kokën', arrestohet babai që kërcënonte të birin homoseksual

'Je gay, do të pres kokën', arrestohet babai që kërcënonte të birin homoseksual

20:31, 26/09/2023
A+ Aa A-

“Ti je gay, do të publikoj të gjitha fotot e tua transvestite në Facebook, do të ta bëj të pamundur jetën, do të të vras, do të të pres kokën”.

Këto janë vetëm disa nga kërcënimet që një 57-vjeçar nga Foggia në Itali i bënte të birit të tij 20 vjeçar dhe për të cilat tashmë ndodhet pas hekurave.

Sipas hetimeve të policisë, burri, i cili shpesh krijonte debate për arsye të parëndësishme me familjen e tij, kishte kërcënuar me vdekje gruan dhe djalin pasi ky i fundit i kishte shprehur hapur homoseksualitetin e tij.

“Ti nuk vlen asgjë, do të vras, do të të pres kokën”, ishte një nga fjalitë me të cilën 57-vjeçari i është drejtuar gruas së tij, kur ajo ndërhyri në mbrojtje të djalit të saj.

Në më shumë se një rast, burri dyshohet se ka sulmuar fizikisht, madje me një thikë në dorë bashkëshorten dhe të birin, ndërsa rastet e dhunës psikologjike kanë qenë të zakonshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco