Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

ISW: Ekzistojnë tri parakushte për një përparim të rëndësishëm në Ukrainë

ISW: Ekzistojnë tri parakushte për një përparim të rëndësishëm në Ukrainë

08:40, 26/09/2023
A+ Aa A-

Instituti për Studimin e Luftës (ISW), thotë se ekzistojnë tri parakushte që duhen përmbushur që Ukraina të bëjë “përparim të rëndësishëm”.

Nëse një nga parakushtet rezulton të jetë i gabuar, ISW pretendon se hipoteza e “suksesit të rëndësishëm ukrainas”, do të jetë e gabuar.

Parakushti i parë është që forcat ruse nuk kanë rezervat e nevojshme ose fuqinë luftarake për ta mbajtur një linjë mbrojtëse në rajonin e Zaporizhzhia.

ISW-ja thekson se parakushti tjetër është se forcat ukrainase duhet të ruajnë “fuqinë e mjaftueshme luftarake” për të vazhduar avancimin pas “shterjes” së ushtrisë ruse.

Parakushti i fundit është që pozicionet mbrojtëse ruse prapa zonë aktuale të fushëbetejës nuk janë aq të minuara apo të përgatitura sa fortifikimet që thyen forcat ukrainase.

Aktualisht, të tri parakushtet duken të jenë të sakta, por nuk është e mundur të parashikohet me siguri nëse ato do të qëndrojnë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco