Shokon Suella: Të jesh homoseksual apo grua nuk është arsye e mjaftueshme për të kërkuar azil

Shokon Suella: Të jesh homoseksual apo grua nuk është arsye e mjaftueshme për të kërkuar azil

08:37, 26/09/2023
A+ Aa A-

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman pritet të mbajë një fjalim në SHBA sot ku do të flasë për emigracionin dhe azilkërkuesit.

Sipas Braverman, duhet të dimë nëse Konventa e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët 1951 është e përshtatshme për epokën tonë moderne, duke theksuar se të qenit homoseksual apo grua nuk duhet të jetë e mjaftueshme për të kërkuar azil.

Ajo do të mbajë një fjalim më American Enterprise Institute, një institut i qendrës së djathtë në Uashington DC, për të treguar planet e saj për të menaxhuar krizën e refugjatëve.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar gjatë kësaj kohe, pavarësisht legjislacionit të miratuar nga Boris Johnson dhe Rishi Sunak dhe zotimit të kryeministrit për të “ndaluar anijet”.

Kjo nuk është hera e parë që sekretarja e brendshme vë në pikëpyetje ligjin ndërkombëtar, ajo ka sinjalizuar më parë pakënaqësinë e saj me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe interpretimin e saj dhe ndikimin e mëvonshëm në politika si skema e dëbimit të qeverisë nga Ruanda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco