Të braktisur nga policia dhe ushtria, anëtarët e kartelit të Sinaloas priten si heronj në qytetin meksikan

Të braktisur nga policia dhe ushtria, anëtarët e kartelit të Sinaloas priten si heronj në qytetin meksikan

23:31, 25/09/2023
A+ Aa A-

Në pamundësi për të gjetur mbështetje te policia apo ushtria, banorët e një qyteti meksikan i janë drejtuar kartelit të drogës Sinaloa për të larguar nga qyteti i tyre rivalët e Jalisco New Generation, që po zhvatnin vendasit me gjoba e po vrisnin civilët.

Anëtarë të Sinaloas luftuan me rivalët e tyre dhe arritën t’i largojnë nga qyteti. Më pas, ata u pritën si heronj nga banorët e qytetit teksa parakaluan me kamionçina të mbushura me armatime të rënda. Disa nga anëtarët e kartelit mbanin veshur jelek antiplumb në të cilët kishin të shkruar “Marina”.

Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador njoftoi këtë të hënë se Garda Kombëtare do të vendoset në rajonin kufitar Chiapas-Guatemala. Ai iu bëri thirrje veçanërisht të rinjve që të mos bëhen pjesë e kartelit të Sinaloas apo ndonjë fraksioni tjetër. Ndërkohë, kisha e zonës i bëri thirrje qeverisë që të reagojë ndaj situatës e cila është tejet e rëndë në këtë zonë.

Më 9 shtator, një mësues u rrëmbye dhe më pas u vra në një shkollë të mesme. Që prej asaj kohe, shkollat kanë qëndruar të mbyllura dhe mësimi është zhvilluar vetëm online.

Prej rreth 2 dekadash, qytetet kufitare me Guatemalën kanë shërbyer si një pikë strategjikë për organizatat meksikane të trafikut të drogës, të cilat luajnë rolin kryesor edhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe atë të emigrantëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco