Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

E pazakontë! Burri denoncon në polici: Më kanë shitur 1 gjethe selino në vend të drogës

E pazakontë! Burri denoncon në polici: Më kanë shitur 1 gjethe selino në vend të drogës

22:20, 25/09/2023
A+ Aa A-

Ankesën e këtij burri indonezian në polici, as nuk e kishim imagjinuar ndonjëherë. “Më kanë sjellë selino në vend të drogës”, u thotë ai efektivëve.

Në një video të publikuar kohët e fundit në Instagram shihet teksa indoneziani shkakton të qeshura me denoncimin e tij aspak të zakontë. Ai shihet teksa u tregon një copë letër që mban selino, ndërsa policët shkrihen së qeshuri.

“Nuk është kjo ajo që kam kërkuar”, shton ai.

Incidenti “qesharak” ndodhi në stacionin e policisë Palembang në Sumatrën e Jugut. Sipas mediave të huaja, videoja ka rreth 1 vit që është filmuar, por është bërë publike tani.

 Mësohet se burri në video punon me motoçikletën e tij duke transportuar pasagjerë të ndryshëm brenda qytetit. Ai thekson se iu dha shitësve të drogës plot 50 rupi ose afro 4 dollarë për një gjethe, e cila nuk rezultoi “gjethja e dëshiruar”.

Ndoshta ai nuk është i vetëdijshëm për çfarë parashikon ligji në të tilla raste, ndaj dhe oficerët i thonë se të konsumosh lëndë narkotike dhe ta blesh atë përbën krim. Kreu i policisë së këtij rajoni thotë se e lanë burrin të lirë, pasi dyshonin se ai mund të kishte probleme të shëndetit mendor.

Megjithatë, raportohen  një sërë rastesh të tilla ku trafikantët e drogës shpërndajnë pako, që nuk kanë brenda gjethe të bimëve narkotike

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco