Rikthehet loja vdekjeprurëse 'Balena Blu', humb jetën 35-vjeçari

Rikthehet loja vdekjeprurëse 'Balena Blu', humb jetën 35-vjeçari

21:36, 25/09/2023
A+ Aa A-

Loja vdekjeprurëse ‘Balena Blu’ është rikthyer sërish, teksa në Portugali një 35-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima u godit me thikë nga shoku i tij 26-vjeçar i cili po ndiqte me korrektësi fazat e lojës së rrezikshme. Dyshohet se ai u sulmua pas një sherri mes grupit të miqve, teksa ata po luanin lojën famëkeqe të vetëvrasjes, sfida në internet e cila është lidhur me një seri vdekjesh në mbarë botën.

Policia gjeti trupin e britanikut në një pyll të largët midis Poco Negro dhe Soalheira, pranë qytetit qendror të Pedrogao Grande. Pas kësaj, 26-vjeçari u dorëzua në polici duke pranuar krimin e rëndë, të cilin tha se e kishte kryer pasi ishte një nga sfidat e lojës.

Kujtojmë që ‘loja’ vdekjeprurëse e Balenës Blu përfshin 50 sfida në po aq ditë, që synojnë ‘krijimin e situatave psikologjikisht traumatizuese’, duke përfunduar me vetëvrasje.

Pjesëmarrësit i bashkohen një ‘grupi’ ku detyrat përcaktohen nga një ‘administrator’ i grupit dhe mund të variojnë nga shikimi i filmave horror deri tek zgjimi në orë të çuditshme, dhe përfundon me vetëvrasjen e lojtarit të fundit. Loja, e cila thuhet se filloi në Rusi, ka shkaktuar vdekje të shumta në mbarë botën, mes të cilëve shumë të mitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco