Joe Biden vazhdon serinë e gafave, kritika nga mediat sociale

Joe Biden vazhdon serinë e gafave, kritika nga mediat sociale

20:22, 24/09/2023
A+ Aa A-

Presidenti Joe Biden vazhdoi radhën e gafave të tij, duke e thënë gabim emrin e reperit LL Cool J gjatë një fjalimi në Konferencën vjetore Legjislative të Fondacionit të Kongresit Black Caucus të shtunën.

Biden mbajti fjalë në darkën e fondacionit për çmimet Phoenix, ku nderoi marrësit e çmimeve të këtij viti që "njohin individët që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në shoqëri".

Një nga marrësit ishte LL Cool J, të cilit presidenti ju drejtua gabim gjatë fjalimit të tij, duke tërhequr më vonë kritika nga mediat sociale.

"Duke përfaqësuar trashëgiminë novatore të hip hopit në Amerikë, LL J Cool J," tha Biden, duke shkaktuar të qeshura nga audienca.

"Meqë ra fjala, ai djalë ka - ai njeri ka biceps më të mëdhenj se kofshët e mia" shtoi ai, raporton newsweek.

Gafa e fundit vjen teksa republikanët kërkojnë të tërheqin vëmendjen ndaj gafave të Bidenit, duke thënë se ai mund të mos ketë aftësinë mendore për të shërbyer edhe një

mandat katër vjeçar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco