FOTO/ Zbulohet rutina e çuditshme e mëngjesit të Putinit

FOTO/ Zbulohet rutina e çuditshme e mëngjesit të Putinit

13:29, 24/09/2023
A+ Aa A-

Rutina e çuditshme e "mëngjesit" e presidentit rus është zbuluar.

Sipas një autori, emri i së cilit nuk bëhet publik nga "The Mirror", Vladimir Putin, thuhet se kërkon një mëngjes të pazakontë si për sa i përket ushqimit dhe për aktivitetet që zhvillon.

Raportohet se ai refuzon të merret me biznes përpara se të bëjë not, një praktikë e përditshme për të.

Asistentët politikë të liderit kanë pohuar se ai bën deri në dy orë stërvitje noti për t'u përgatitur mendërisht për ditën.

Ndërsa shumë liderë botërorë zgjohen herët, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Putinin, për të cilin thuhet se nuk zgjohet deri në mesditë. 

Presidenti i izoluar, i cili vitin e kaluar urdhëroi pushtimin e Ukrainës, konsumon gjizë ose omlet.

Putin thuhet se i kryen punët e tij në letër, në një dosje të kuqe për shkak të frikës së sulmeve kibernetike dhe i kryen telefonatat e tij me telefonat e kohës së Luftës Sovjetike.

Më pas, ai e kthen vëmendjen te lajmet e ditës dhe thuhet se kënaqet duke lexuar një rubrikë specifike për veten të shkruar nga Andrey Kolesnikov në të përditshmen ruse, "Kommersant".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco