Goditet selia e flotës ruse në Detin e Zi

Goditet selia e flotës ruse në Detin e Zi

16:12, 22/09/2023
A+ Aa A-

Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës (Stratcom) ka konfirmuar se Ukraina, ditën e sotme, ka goditur me sukses selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol.

“Më 22 shtator rreth orës 12 të mesditës, Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë goditur me sukses shtabin e Komandës së Flotës Ruse të Detit të Zi në Sevastopolin e pushtuar përkohësisht“, postoi Stratcom në Telegram të premten.

Si pasojë e sulmit me raketa nga ana e Kievit në selinë e flotës ruse të Detit të Zi një ushtar rus është zhdukur.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria ruse, ndërsa guvernatori i emëruar nga Kremlini, Mikhail Razvozhayev, tha më herët në Telegram se një tjetër sulm ishte i mundur dhe këshilloi banorët të shmangnin qendrën e qytetit.

Më vonë, ai tha se nuk kishte më “rrezik për sulm me raketa” në Sevastopulin që është një nga qytetet më të mëdha në gadishullin ukrainas të Krimesë, i cili u aneksua nga forcat e Moskës në 2014.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco