Bandat kriminale pushtojnë Chicagon. Pamje shokuese nga rrëmbimi i një automjeti luksoz në mes të qytetit

Bandat kriminale pushtojnë Chicagon. Pamje shokuese nga rrëmbimi i një automjeti luksoz në mes të qytetit

21:44, 20/09/2023
A+ Aa A-


Chicago i është rikthyer kohëve të vjetra. Bandat kriminale kanë pushtuar vendin të cilat nuk frikësohen më as nga autoritetet.

Një video shokuese është kapur nga kamerat e sigurisë ku tregohej se si një bandë kriminale grabit një automjet luksoz në mes të Chicago. 

Në pamje shihet sesi mjeti sportiv Audi A4 detyrohet të ndalojë në anë të rrugës nga të paktën dy mjete të tjera që e rrethojnë duke i bllokuar kalimin.

Filimisht Audi bën përpara teksa 27-vjeçari i dëshpëruar tenton të largohet, por të paktën tre burra, dy të armatosur, dalin nga mjetet duke i drejtuar pistoletën.

Më pas ata tërheqin jashtë shoferin duke e hedhur përtokë, duke mbajtur armët në dorë gjatë gjithë kohës, tha policia e Chicago.

Një nga sulmuesit më pas i lidh duart prapa shoferit të makinës së grabitur, duke e lënë me fytyrë përtokë teksa të tjerët hyjnë për të marrë mjetin.

Të dyshuarit më pas largohen në krimin qe nuk zgjati më shumë se dy minuta.

Policia e Chicago konfirmonte se ende nuk ka kapur asnjë nga gjashtë të dyshuarit e krimit shokues që ndodhi natën e 2 shtatorit.

“Fatmirësisht nuk kishte të plagosur por nuk kemi të ndaluar asnjë të dyshuar ende, hetimet vazhdojnë,” tha një zëdhënës.

Policia e Chicago thotë se po përballet me “volum të madh krimesh ditore” në qytetin e drejtuar nga një demokrat, shkruan Daily Mail.

Dhe në fakt vjedhja e makinës ndodhi në të njëjtën natë kur u regjistruar dhe shtatë grabitje personash në të njëjtën zonë qendrore të qytetit.

Të dyshuarit përshkruheshin si afrikano-amerikanë nga 17 deri në 23 vjeç, të maskuar në fytyrë, sipas rrjetit vendas CWB Chicago.

Prej vitit të kaluar qyteti ka parë një rritje prej 86% në vjedhjet e automjeteve apo dhe rrëmbimet e dhunshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco