Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Ministri rus i mbrojtjes viziton Teheranin dhe publikon pamjet në një qendër të mbushur me raketa dhe dronë

Ministri rus i mbrojtjes viziton Teheranin dhe publikon pamjet në një qendër të mbushur me raketa dhe dronë

19:22, 20/09/2023
A+ Aa A-

Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar ditën e sotme pamje ku tregohet ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke vizituar një ekzibicion iranian të mbushur me raketa dhe dronë.

Sipas njoftimit thuhet se kjo vizitë është bërë në Teheran.

Moska po përpiqet të forcojë aleancat e saj me vende që nuk preferohen nga Perëndimi si Irani, i cili është akuzuar edhe më parë se ka furnizuar Moskën me armë ofensive që ka përdorur në Ukrainë.

Teherani i mohon akuzat.

Sergei Shoigu erdhi dje në Teheran ku foli me lavde për aleancën dhe bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.

“E konsideroj këtë takim si një hap forcimi i partneritetit strategjik mes Rusisë dhe Iranit”, tha Shoigu gjatë takimit me kreun e forcave të armatosura të Iranit, Gjeneral Mohammad Bagheri.

“Sot ne kemi një mundësi për të diskutuar në detaje çështjet e bashkëpunimit tonë ushtarak bilateral. Irani është partner strategjik i Rusisë në Lindjen e Mesme,” citohej Shoigu nga agjencitë ruse.

Sipas tyre bisedimet përfshinin “zhvillimin e diplomacisë së mbrojtjes” dhe “menaxhimn e kërcënimeve të përbashkëta”, shkruante agjencia iraniane IRNA pa dhënë më shumë detaje.

Vizita e Shoigu vjen në kohën kur ministri i jashtëm kinez është në Moskë për katër ditë, si dhe pasi lideri koreano-verior Kim Jong Un erdhi në Rusi me tren duke kaluar përmes Lindjes së Largët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco