Video tronditëse/ Dy të reja në gjendje të dehur hedhin foshnjën në ajër si një lodër

08:48, 20/09/2023
A+ Aa A-

Një video e cila tashmë është bërë virale ka shkaktuar zemërim në SHBA.

Në video shihen dy vajza të reja, ku njëra prej tyre mban në dorë një foshnje të cilin e hedh në ajër sikur të ishte një lodër.

Kur policia pa videon e regjistruar nga dëshmitari, ata panë se njëra nga vajzat ishte ulur në tokë ndërsa tjetra ishte në këmbë, duke e hedhur në mënyrë agresive fëmijën nga  lart poshtë, thuhet në deklaratë. 

Njëra prej tyre dyshohet se e ka mbajtur foshnjën me kokë poshtë duke e tundur nga kyçet e këmbëve mbi betonin të fortë.

Por jo vetëm kaq ato në gjendje të dehur kanë kërcënuar dhe kanë sulmuar dhe personin që po regjistronte ngjarjen.

Sierrah Newell (20 vjeç) dhe Brianna Lafoe (19 vjeç ) janë arrestuar pas ngjarjes me akuzën e abuzimit të fëmijëve.

Foshnja u transferua në një spital lokal për trajtim mjekësor, ku pas kontrollit u konstatua se  kishte  shenja të kuqe në shpinë dhe një krah të thyer. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco