Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Me gomone për Angli/ S’kanë më klientë shqiptarë, kurdët vendosin çmime të reja

Me gomone për Angli/ S’kanë më klientë shqiptarë, kurdët vendosin çmime të reja

15:43, 19/09/2023
A+ Aa A-

Trafikantët e njerëzve në La Mansh kanë më shumë se përgjysmuar çmimin e kalimit me gomone drejt Britanisë së Madhe, në përpjekje për t`i bërë ballë rënies së ndjeshme të kërkesave nga shqiptarët, thotë Daily Telegraf.


Bandat kurde e kanë ulur çmimin për një vend në një varkë të vogël drejt Mbretërisë së Bashkuar në vetëm 1500 paund, tarifa më e lirë për këtë lloj udhëtimi që prej fillesave të tij në 2018-tën. Një çmim i tillë përbën më shumë se gjysmën e çmimit të deritanishëm standard prej £ 3,500 dhe mbi një të tretën e tarifës mesatare prej 5,000 paund që ishte vitin e kaluar.

Një lëvizje e tillë, thuhet në shkrim, vjen pasi numri i shqiptarëve që kalojnë La Manshin pësoi rënie me 90 për qind në vazhdën e marrëveshjes së re që Londra nënshkroi më Shqipërinë dhjetorin e vitit të kaluar për një riatdhesim të shpejtë të klandestinëve.


Nga ana tjetër, thekson The Telegraph, forcat policore britanike kanë shtuar goditjet ndaj shtëpive të barit, që dominohen nga bandat shqiptare, e po kështu janë ashpërsuar masat ndaj punësimit të paligjshëm. Ministrat britanikë besojnë se këto hapa kanë ndikuar në frenimin e hovit të emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve, të cilët vitin e kaluar përbënin një të katërtën e 45,755 emigrantëve që kaluan La Manshin. Të dhënat e fundit të Home Office tregojnë se deri më tani këtë vit, këtë rrugëtim e kanë ndërmarrë 24,000 emigrantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco