Prekëse: Vajza e vogël ukrainase shpërtheu në lot pasi pa se çerdhja e saj ishte bombarduar nga rusët

Prekëse: Vajza e vogël ukrainase shpërtheu në lot pasi pa se çerdhja e saj ishte bombarduar nga rusët

15:16, 19/09/2023
A+ Aa A-

Ky është një moment prekës kur një vajzë e vogël shpërtheu në lot pasi pa kopshtin e saj të shkatërruar nga raketat ruse.

Vajza e re, e quajtur Masha, u filmua duke u dërguar në çerdhen e saj për herë të parë që kur ajo u shndërrua në rrënoja, shkruajnë mediat e huaja.

Siç thuhet më tej, pamjet tregojnë ndërtesën e granatuar dhe sheshin e lojërave të shkatërruar teksa Masha dhe tre të rritur kalojnë aty pranë – ndonëse është e paqartë se në cilin vend saktësisht janë filmuar pamjet.

Një grua e pyet: “Masha, pse po qan? A është sepse nuk ka më kopsht fëmijësh?”.

“Je e mërzitur për kopshtin apo jo?”.

Dhe fëmija që qan përgjigjet: “Po”.

Ajo tha se dëshiron të ‘dalë jashtë tashmë’ nga makina për të parë kopshtin e saj.

“Do të dalim për një moment, Masha”, thotë gruaja që e filmoi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco