Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

5 të burgosur dhe 6 miliardë dollarë/ Si u arrit marrëveshja SHBA-Iran

5 të burgosur dhe 6 miliardë dollarë/ Si u arrit marrëveshja SHBA-Iran

13:54, 18/09/2023
A+ Aa A-

SHBA dhe Irani kanë nisur zbatimin e një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Katari për shkëmbimin e 5 të burgosurve. Pesë qytetarë amerikanë- të burgosur në Iran- do lirohen sot në këmbim të pesë iranianëve të burgosur në SHBA. Përveç kësaj, Irani do përfitojë edhe çlirimin e 6 miliardë dollarëve fonde, të fituara nga shitja e naftës për Korenë e Jugut

Nga Lyse Doucet, BBC

Marrëveshja për të sjellë të burgosurit amerikanë në shtëpi është shumë komplekse dhe thellësisht kontroverse. Edhe transferimi i fondeve ishte i ndërlikuar dhe zgjati disa javë.

Fondet, në monedhën e Koresë së Jugut, u transferuan fillimisht nga Seuli në bankat zvicerane për t’u konvertuar në euro. Më pas ato u dërguan në bankat e Katarit.

Fondet- të ardhura nga shitja e naftës iraniane në Korenë e Jugut- nuk ishin asete të ngrira, por ishin të padisponueshme për Iranin për shkak të komplikimeve të ndryshme, duke përfshirë konvertimin e monedhës.

Gjithashtu duhej të krijohej një mekanizëm për të siguruar që aksesi te fondet të kontrollohej rreptësisht, në përputhje me kushtet e kësaj marrëveshje.

Zyrtarët iranianë kanë pohuar vazhdimisht se mund t’i përdorin fondet sipas dëshirës. Por një zyrtar perëndimor, i njohur me negociatat, i tha BBC-së se paratë mund të përdoren vetëm nga palët e treta për qëllime humanitare, duke përfshirë këtu blerjen e ushqimeve ose ilaçeve.

Shtetet e Bashkuara kanë reaguar ndaj kritikëve që thonë se Irani po shpërblehet për pengmarrjet, duke thënë se përmes bisedimesh indirekte prej muajsh, të ndërmjetësuara nga Katari, ata vendosën kufizime që bëjnë të mundur arritjen e një marrëveshje të vështirë, por të nevojshme për të sjellë amerikanët në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco