Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Suedia ka vendosur ta heqë taksën mbi qeset plastike

Suedia ka vendosur ta heqë taksën mbi qeset plastike

13:09, 14/09/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Klimës dhe Mjedisit e Suedisë tha se është e  bindur që suedezët "i përdorin me mençuri qeset plastike në jetën e tyre të përditshme" mes paralajmërimeve mbi një rritje të mundshme të mbetjeve plastike në natyrë.

Qeveria suedeze njoftoi të mërkurën se dëshiron të heqë taksën mbi qeset plastike në nëntor të vitit 2024.

"Ne jemi të bindur se suedezët i përdorin me mençuri qeset plastike në jetën e tyre të përditshme dhe se nuk ka arsye pse ato të jenë më të shtrenjta," tha ministrja për Klimën dhe Mjedisin Romina Pourmokhtari për transmetuesin publik suedez SVT.

Taksa prej tre koronash (25 cent) për një qese pazari u fut në vitin 2020 për të përmbushur objektivin e konsumit të Bashkimit Evropian për qeset plastike.

Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) deri në vitin 2022, suedezët blinin 17 qese plastike për person në vit, krahasuar me 74 copë në 2019-ën, një vit përpara se tatimi të vendosej.

Bashkimi Evropian ka vendosur një objektiv konsumi prej jo më shumë se 40 qese për person deri në vitin 2025.

Ky vendim vjen një javë pasi qeveria njoftoi synimin e saj për të ulur taksat për benzinën dhe naftën, një veprim i kritikuar nga partitë opozitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco