Kim ngre dolli për shëndetin e Putinit/ Pse u bë takimi në qendër hapësinore?

Kim ngre dolli për shëndetin e Putinit/ Pse u bë takimi në qendër hapësinore?

11:54, 13/09/2023
A+ Aa A-

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un përfundoi vizitën në Rusi dhe ka nisur kthimin në vendin e tij me trenin e blinduar luksoz. Përpara largimit, ai ngriti një dolli për shëndetin e Vladimir Putinit. Por përse takimi u zhvillua në qendrën hapësinore ‘Vostochny’?

Nga Jean Mackenzie, BBC

Në këmbim të shitjes së armëve për Rusinë, Kim pritej që t’i kërkonte Putinit ndihmë për teknologjinë e avancuar ushtarake, në mënyrë që ai të mund të bëjë përparim me programin e tij të armëve.

Armët e Moskës mendohet se janë dekada përpara atyre të Phenianit.

Një nga fushat, ku Kim po lufton për të bërë progres, është programi i tij hapësinor. Ai është përpjekur të hedhë një satelit spiun në orbitë dy herë në gjashtë muajt e fundit- dhe ka dështuar.

Një satelit spiun do t’i jepte Koresë së Veriut mundësinë e ‘syve në qiell’ mbi armiqtë e saj. Ajo mund ta përdorë atë për të planifikuar sulme me precizion dhe për të monitoruar kërcënimet e mundshme.

Kim e ka kthyer hedhjen e një sateliti spiun në hapësirë një nga prioritetet e tij kryesore ushtarake në vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco