Mbytet i porsalinduri në Lampedusa, Berlini ndalon emigrantët e ardhur nga Italia

Mbytet i porsalinduri në Lampedusa, Berlini ndalon emigrantët e ardhur nga Italia

11:43, 13/09/2023
A+ Aa A-

Zbarkimi i emigrantëve në Lampedusa vijon pa pushim, me mijëra të ardhur të tjerë dhe mbi 6 mijë në qendrat e pritjes. Mediat italiane bëjnë të ditur se një foshnjë e 5-muajshe është mbytur në det gjatë operacioneve të shpëtimit.

Tragjedia ndodhi gjatë operacioneve kaotike të zbarkimit të 46 emigrantëve të shpëtuar nga skafi i patrullës së Rojës Bregdetare, ku më shumë persona përfunduan në ujë. Trupi u dërgua në morgun e varrezave Cala Pisana, ndërsa nëna, një minorene nga Guinea ndodhet në Imbriacola. Policia ka kërkuar mbështetje psikologjike për nënën.

Ndërkohë Gjermania ka ndërprerë përkohësisht pritjen në territorin e saj të azilkërkuesve të ardhur nga Italia. Ministria e Brendshme gjermane shpjegoi se në një kontekst të “presionit të lartë migrator ndaj Gjermanisë dhe pezullimit të vazhdueshëm të transferimeve bazuar në Konventën e Dublinit, përzgjedhja dhe proceset për rishpërndarja e emigrantëve do të pezullohet deri në një njoftim tjetër. Emigrantët e konfirmuar në të kaluarën nga pala gjermane do të vazhdojnë të pranohen”.

Sipas ligjit aktual të BE-së për azilin, azilkërkuesit që lëvizin në një shtet tjetër anëtar pa leje në përgjithësi duhet të kthehen në vendin e hyrjes së parë.

Edhe Franca ka mbyllur kufijtë e saj. Ministri i Brendshëm Darmanin ka paralajmëruar përforcime në luftën kundër emigracionit të paligjshëm në kufirin me Italinë, ku presioni është në rritje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco