Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

Rinoceronti godet për vdekje kujdestaren e tij në kopshtin zoologjik, plagos rëndë një tjetër

Rinoceronti godet për vdekje kujdestaren e tij në kopshtin zoologjik, plagos rëndë një tjetër

20:03, 12/09/2023
A+ Aa A-

Një kujdestar i një kopshti zoologjik në Austri ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë pasi u sulmuan nga një rinoceront, tha policia e Salzburgut të martën.

Rinoceronti sulmoi gruan 33-vjeçare që kujdesej për kafshët, teksa ajo po punonte herët në mëngjes në kopshtin zoologjik të Salzburg Hellbrunn, tha policia në një njoftim për shtyp. Gruaja, një kujdestare e kopshtit zoologjik me përvojë, vdiq në vend pas sulmit.

Një tjetër kujdestar, një 34-vjeçar austriak, u sulmua gjithashtu nga rinoceronti ndërsa përpiqej të trembte kafshën. Ai u plagos rëndë dhe u dërgua në Spitalin Universitar të Salzburgut, ku iu nënshtrua një operacioni.

“Ne jemi absolutisht të tronditur dhe nuk e dimë ende se si ndodhi kjo”, tha zëdhënësja e kopshtit zoologjik Ulrike Ulmann.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco