Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Një dritë misterioze ndriçoi qiellin maroken pak para tërmetit

VIDEO/ Një dritë misterioze ndriçoi qiellin maroken pak para tërmetit

17:52, 11/09/2023
A+ Aa A-

Bota është akoma e shokuar pas tërmetit katastrofik që të premten mbrëma goditi Marakeshin dhe rajonin përreth Marokut, ku si pasojë humbën jetën mbi 2.500 persona.

Derisa numri i viktimave po rritet, autoritetet kanë filluar analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë që filmuan gjithçka para dhe pas tërmetit shkatërrues.

E një prej pamjeve që po bëjnë bujë nëpër botë janë kur kamerat e sigurisë në një ndërtesë kolektive kap një dritë në qiell, që ndriçon për rreth tre minuta para se të ndodhë tërmeti i fuqishëm.

Shkaqet e shfaqjes së kësaj drite mbeten të panjohura, por nëse është një lloj treguesi se po vjen më e keqja-as kjo nuk dihet akoma.

Megjithatë drita të tilla nuk janë diçka e pazakontë, pasi të ngjashme ishin shfaqur dhe dokumentuar me pamje në Turqi, pak momente para se të godiste tërmeti që ia mori jetën mbi 45 mijë personave.

Një teori është se këto drita shfaqen si përgjigje ndaj presionit tektonik, aktivitetit sizmik aty pranë apo edhe shpërthimeve vullkanike. Megjithatë, shkaku i saktë i këtij fenomeni të pazakontë mbetet i panjohur.

Është interesante se dritat e tërmeteve janë regjistruar për mijëvjeçarë, dhe me ardhjen e teknologjisë moderne janë fituar njohuri të reja për këtë fenomen.

Dritat nuk manifestohen në çdo kohë, por shfaqen pranë kohës dhe epiqendrës së tërmetit, ku presioni tektonik është në kulmin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco