Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

Marok/ Ekipet e kërkim-shpëtimit në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar, mbi 2100 të vdekur

Marok/ Ekipet e kërkim-shpëtimit në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar, mbi 2100 të vdekur

08:08, 11/09/2023
A+ Aa A-

Ekipet e shpëtimit marokenë, të mbështetur nga ekipe nga jashtë, vazhdojnë sot në një garë gjithnjë e më të dëshpëruar kundër kohës për të gjetur të mbijetuar në rrënojat dhe për të ofruar ndihmë për qindra njerëz të pastrehë. Shtëpitë e këtyre të fundit u shndërruan në grumbuj rrënojash, pas tërmetit që goditi Marokun, duke lënë pas 2100 të vdekur.

Autoritetet marokene njoftuan të dielën se ata ishin përgjigjur pozitivisht, “në këtë fazë” ndaj ofertave nga katër vende “për të dërguar ekipe kërkimi dhe shpëtimi”. Këto janë Spanja, Britania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këto grupe do të kontaktojnë homologët e tyre në Marok për të koordinuar përpjekjet, shpjeguan autoritetet në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga ministria e Brendshme. Spanja njoftoi se kishte dërguar tashmë 86 shpëtimtarë në Marok, të shoqëruar nga tetë qen të trajnuar posaçërisht, ndërsa një avion humanitar u nis të dielën nga baza ajrore Al Udeid e Katarit. Disa vende të tjera, Franca në SHBA dhe Izraeli, i kanë ofruar ndihmën e tyre Marokut pas tërmetit shkatërrues që vrau të paktën 2,122 njerëz dhe plagosi 2,421 të tjerë, sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara dje nga ministria e Brendshme. Në pritje të vendosjes së ekipeve të huaja të kërkim-shpëtimit në terren, autoritetet marokene filluan ngritjen e tendave në Atlasin e Lartë, ku fshatrat u shkatërruan plotësisht nga tërmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco